
Sika Albania shpk

Adresa: Rruga e Rinasit, Tirana Business Park Ndërtesa nr. 7, kati 4 Tiranë - Shqipëri
kompanise
Përshkrimi
Sika AG u themelua në 1910 më seli në Zvicër dhe është një kompani lëndësh kimike të posaçme me pozicion kryesues në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve dhe produkteve për ngjitje, izolim, hidroizolim, përforcim dhe mbrojtje në sektorin e ndërtimit dhe industrinë e mjeteve motorike të transportit. Linjat e produkteve të Sika-s përmbajnë aditivë betoni, llaçe, izolues dhe adezivë, sisteme përforcimi të strukturës, dysheme industriale si dhe gjithashtu sisteme për tarracat/çatitë dhe hidroizolimi.
Sika Albania u themelua në 2014. Që atëherë është kthyer në zgjedhjen e parë të inxhinierit/ndërtuesit. Sjellja në treg e materialeve inovative, cilësia e garantuar e produkteve të saj & suporti teknik që ofron janë karakteristikat kryesore që e dallojnë.
Sika Albania, falë njohurive të saj teknike ka asistuar në ndërtimin e disa projekteve kryesore në vend gjatë viteve të fundit. Bashkëpunimi i ngushtë me sektorin teknik dhe tregtar mundëson transferimin e kësaj teknologjie në të gjithë Shqipërinë, deri në kantierin më të largët.
Ndërtim
-Aditivë për betonin
-Aditivë për çimenton
-Graute
-Ngjitje e ngurtë
-Aditivë për llaç të thatë dhe gips
-Sisteme hidroizolimi
Mbrojtje
-Mbrojtje kundër zjarrit
-Sisteme për hidroizolim tarrace/ çatie
-Veshje industriale
-Mbrojtje për betonin
-Izolim fugash
Finiturë
-Sisteme për shtrim dyshemeje
-Sisteme për mure dhe fasada
-Sisteme për shtrimin e pllakave
-Ngjitësa për ndërtimin
Riparim
-Riparim tarrace/ çatie
-Riparim betoni
-Injektime
-Ankorim
-Përforcim strukturor
Çfarë ofron
1-Aditivë për beton & llaç
Ofrojme dhe zhvillojmë zgjidhje për ndërtime me cilësi të lartë, për optimizimin e procedurave për klientët tanë, si edhe për uljen e kostove. Me përdorimin e produkteve inovatore arritëm atë që deri dje ishte e pamundur.
Ofrimi i shpejtë i produkteve dhe shërbimeve kudo nëpër botë, janë faktorët kryesorë të suksesit për arritjen e ritmeve të shpejta të zhvillimit në tregjet e reja ose të vështira. Gama e aditivëve të Sika-s, mbulon të gjitha kategoritë e aditivëve sipas standardit EN 934-2, por edhe kombinimet e tyre, duke përmbushur të gjitha kërkesat e aplikimeve dhe sistemeve.
2-Hidroizolim
Krijimi i një llaçi të hidroizoluar nga Kaspar Winkler në 1910, ishte shkaku kryesor i ecurisë së suksesshme të Sika-s në fushën e hidroizolimit. Sika është bashkëpunëtori më i kualifikuar që mund të keni, duke ju ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh hidroizolimi, suport teknik dhe përvojë në aplikim.
Hidroizolimi i saktë i konstruksioneve nëntokësore, rezervuarëve, veprave infrastrukturore, detajeve specifike mund të arrihet vetëm me projektimin, përvojën dhe përzgjedhjen e duhur të materialeve dhe sigurisht me aplikues profesionistë dhe kontroll të cilësisë në vendin e punimeve.
3-Izolim & ngjitje
Izoluesit elastikë Sikaflex® dhe Sikasil® janë produkte me performancë të lartë me rezistencë të pakrahasueshme ndaj kushteve të mjedisit dhe sforcimit kimik. Fitojnë lëvizje pa humbur ngjitjen e tyre me elementet pranë konstruksionit. Përveç izoluesve për pjesën e jashtme të ndërtesave, Sika disponon një gamë të gjerë produktesh për izolim edhe në pjesën e brendshme të tyre, për rezervuarët, dyshemetë industriale, fugat e aeroporteve,etj.
4-Riparim & mbrojtje
Sika ju furnizon me aditivë specifikë për llaçet, llaçe të gatshme për riparime dhe një shumëllojshmëri zgjidhjesh për mbrojtjen e betonit. Sistemet e riparimit & mbrojtjes nga Sika mbulojnë aplikime në ndërtesat e zakonshme, deri tek veprat me standarde dhe kërkesa të larta të ndërtesave industriale.
5-Përforcim strukturor
NGARKESAT e shumta me të cilat ndërtesat rëndohen, legjislacionet më të rrepta, standardet që duhet të zbatohen dhe ndryshimet e shpeshta gjatë përdorimit të ndërtesave janë vetëm disa nga shembujt ku aplikimi i sistemeve të përforcimit statik sa vjen dhe bëhet i detyruar. Me pllakat Sika® CarboDur® apo pëlhurat SikaWrap® të gjitha këto kërkesa mund të plotësohen shpejtë, lehtë dhe me efikasitet.
6-Fiksim & ankorim
Llaçet që aplikohen me derdhje janë të rrjedhshëm, kanë rezistencë të lartë, bazë poliuretani ose epokside, dhe përdoren për mbushje të hapësirave në vende ku do të montohen makineri, si dhe për mbushje ose ankorime në elemente strukturore.
Sika ofron produkte të të gjitha teknologjive, për ngjitje joelastike, për ankorime me mpiksje të shpejtë, performancë dhe kërkesa të larta, edhe për aplikime specifike si ankorimet elastike të shinave të trenit.
7-Shtrim dyshemeje
Mjediset bashkëkohore industriale, tregtare dhe magazinat, zonat e qarkullimit të produkteve, mjediset e prodhimit dhe përpunimit, zonat me shkallë të lartë higjiene tj. bëjnë të domosdoshëm krijimin e dyshemeve me derdhje që u përgjigjjen sforcimeve të rënda mekanike, kimike dhe termike, duke plotësuar në të njëjtën kohë nevojat për rezistencë ndaj rrëshqitjes, higjienë dhe estetikë të lartë.
Zgjidhjet me sistemet Sikafloor® ofrojnë mundësinë e përzgjedhjes midis një shumëllojshmërie ngjyrash. Mund të aplikohen në trashësi të ndryshme për të përftuar sipërfaqe përfundimtare me pamje të bukur. Zhvillojmë sisteme, duke patur parasysh jetëgjatësinë e konstruksionit, nevojat funksionale, fugat ndërtimore, lidhjet dysheme-mur, projektimin përfundimtar të sipërfaqes dhe detajet e aplikimit.
8-Shtrim pllakash
SIKA disponon një gamë të gjerë kollash me bazë çimentoje për pllakat qeramike të të gjitha llojeve dhe përmasave, për aplikime të zakonshme dhe specifike, ashtu si dhe në aplikimet e sistemeve me ngrohje nën dysheme. Gjithashtu, disponon edhe bojakë me performancë të lartë për mbushjen e fugave edhe me kërkes specifike.
9-Materiale & vegla
SERIA më e mirë e produkteve që disponohet sot në treg, seria e materialeve Sika, mbështetet nga një grup materialesh dhe mjetesh ndihmëse që janë të çmuara për inxhinierin, aplikuesin,personin privat. Materiale dhe vegla ndihmëse që bëjnë procedurën e aplikimit më të lehtë, më të besueshme dhe me rezultat përfundimtar më të mirë.
Prajmera të posaçëm, tretës, mjete shtrimi për dyshemetë të aplikuara me metodën e derdhjes, aplikime izoluesish, saldimi membranash dhe jo vetëm, disponohen nga kompania jonë me synim shërbimin e përdoruesit dhe ndihmesë për aplikimin cilësor.
Tregjet që shërbejmë
Zgjidhje për ndërtimin
Gamë e plotë produktesh dhe zgjidhjesh nga bazamenti deri tek çatia, për projekte të reja si edhe rinovimet.
Zgjidhje për industrinë
Prodhuesi më i madh i izoluesve dhe ngjitësve të poliuretanit me 1 përbërës. Sika Industry është eksperti për ngjitjen, izolimin, amortizimin akustik, përforcimin dhe mbrojtjen.
Zgjidhje për riparime në shtëpi
Sika disponon zgjidhjen me produktet e duhura për riparimet në të gjitha pjesët e shtëpisë suaj.
Shërbime

Kompani per materiale ndertimi
.jpg)
Prodhim i betonit qe aplikohet me sperkatje (shotcrete)

Beton i parafabrikuar

Produkte dhe sisteme per aplikime te riparimit te betonit

Beton i hidroizoluar

Produkte mbrojtese per betonin

Ankorime kimike per aplikime me ngarkesa te larta

Fiksim hekurudhash

Aditive per llac te thate dhe gips

Aditive ndihmues, perforcues per cimenton

Graute per mbushje te cdo hapesire, zgavre, boshlleku, nderprerje, fuge etj

Llace me baze epokside, aplikim me derdhje

Materiale per rinovimin e membranave bituminoze

Sisteme te ndryshme per perforcim strukturor

Inerte cilesore kuarci per llac dhe shtresa industriale

Izolime per lloje te ndryshme fugash

Kolla, bojake, adezive etj per riparime ne shtepi

Materiale per shtrim dyshemesh

Materiale te ndryshme izolimi per fuga

Mbrojtje kunder zjarrit-Sisteme zjarrduruese

Ngjitesa dhe izolues per beton,mure,gure,dru, metal, qelq, plastika,PVC,EPSXPS

Produkte per trajtimi e lageshtise se mureve

Profile PVC-je per hidroizolimin e fugave

Ngjitesa elastik, te ngurte, izolues per ndertimin

Ngjitesa per dysheme druri

Punime ne rruge dhe terren

Rinovim i membranave polimere

Rinovim i tarracave metalike

Sisteme hidroizolimi per konstruksione nentokesore

Ngjitesa te ngurte per nenshtresa te ndryshme

Sisteme per hidroizolim tarrace dhe catie

Sisteme per shtrime dyshemeje

Sisteme per shtrimin e pllakave

Sisteme hidroizolimi

Aditive per betonin
Katalogu










Punë të kryera

Adem Jashari Pristina Airport

Diellon Rezidence , Hidroizolim tarracash

Dyshemeja e parkimit te qendres tregtare Prishtina Mall

Kompleksi Guce

Lion Park

Met Building Tirana, Hidroizolim tarrace

Punime hidroizolimi

QTU Perforcimin strukturor i kolonave, trareve, mureve

Restaurimi i Kanalit Iber Lepenc

Tunel Prelli, Diber, Albania

Tuneli i Llogarase, Vlore

Universiteti Marin Barleti

Dysheme epokside me materiale Sika

Ndertim pishine

Prishtina Mall